ZYRTARE/ Një emër i njohur i Superiores dhe një malazez që vjen nga kampionati i largët, Flamurtari prezanton afrimet e reja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2026 | 19:04

ZYRTARE/ Një emër i njohur i Superiores dhe një malazez që vjen nga kampionati i largët, Flamurtari prezanton afrimet e reja

Klubi i Flamurtarit ka bërë zyrtare dy afrime të reja që do të jenë pjesë e ekipit të drejtuar nga Françesko Moriero në vijimin e edicionit. Mbrojtësi malazez Momçilo Rasho dhe mesfushori ofensiv Leo Melo, janë zyrtarisht pjesë e vlonjatëve.

MixCollage-21-Jan-2026-07-03-PM-6384

Leo Melo përflitej prej kohësh se do i bashkohej vlonjatëve pasi nuk gjente hapësira të Egnatia dhe tashmë marrëveshja është finalizuar ame sukses. Ndërkohë, për Rasho është ekperienca e parë në kampionatin shqiptar, pas shumë vitesh në kampionate të ndryshme, teksa së fundmi kishte luajtur në Uzbekistan.

NJOFTIMI I FLAMURTARIT

Përforcime të reja në Flamurtari Football Club

Momcilo Raso është zyrtarisht futbollist i Flamurtari Football Club

Qendërmbrojtësi vjen nga Lokomotiv Tashkent, me eksperiencë ndërkombëtare si ish-lojtar i Malit të Zi U21.

Datëlindja: 06.02.1997

Gjatësia: 1.86 m

Pozicioni: Qendërmbrojtës

Shtetësia: Mali i Zi

Léo Melo i bashkohet Flamurtarit për të forcuar repartin ofensiv

Mesfushori ofensiv brazilian sjell kreativitet dhe energji në mesfushë.

Vjen nga eksperienca me KF Egnatia

Datëlindja: 21.02.2001

Gjatësia: 1.80 cm

Pozicioni: Mesfushor ofensiv

Shtetësia: Brazil

Mirë se erdhët në familje!

PANORAMASPORT.AL