ZYRTARE/ Një brazilian që mbërrin nga Iraku, Teuta prezanton përforcimin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2025 | 18:14

ZYRTARE/ Një brazilian që mbërrin nga Iraku, Teuta prezanton përforcimin e ri

Klubi i Teutës ka bërë një tjetër afrim në merkaton e verës. Mesfushori brazilian Higor Vidal, i është bashkuar skuadrës durrsake duke qenë firma e radhës e saj në një edicion ku ka ambicie që të luftojë për zonën e Europës dhe trofe.

vidal

Futbollisti brazilian ka nisur karrierën në vendlindje para se të transferohej në Europë ku ka luajtur me Pas Janinën në Greqi, Zalgiris në Lituani e më pas ka provuar me radhë edhe futbollin në Izrael, Indonezi, Afrikën e Jugut e së fundmi Irakun. Eksperienca e tij e fundit ishte pikërisht me klubi e Erbil në futbollin irakian, para se të transferohej në klubin shqiptar.

NJOFTIMI I TEUTËS

Mesfushori brazilian, Higor Vidal, ka firmosur sot me klubin tonë dhe do të jetë pjesë e Teutës për sezonin 2025-2026!

Vidal vjen nga Erbil SC dhe luan si mesfushor ofensiv, duke sjellë fleksibilitet, siguri dhe përvojë në repartin tonë sulmues

Një përforcim me shumë vlera për objektivat ambicioze të Teutës në sezonin e ri!

PANORAMASPORT.AL