ZYRTARE/ Nga Rumania në Ballsh, klubi i Superiores prezanton dy afrimet e reja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2026 | 12:48

ZYRTARE/ Nga Rumania në Ballsh, klubi i Superiores prezanton dy afrimet e reja

Bylisi ka prezantuar dy afrimet e reja në skuadër para ndeshjes së Kupës.

FDSG

Bëhet fjalë për portierin Ion Gurau dhe mbrojtësin Radu Negru i cili vjen nga Superliga e Rumanisë.

Njoftimi i plotë

FK Bylis ka kënaqësinë t’ju prezantojë dy afrimet e realizuara deri në këtë moment të merkatos:

  • Portieri shtatlartë 26-vjeçar Ion Gurau, i cili ka një karrierë në elitën e futbollit rumun dhe që nga sot bëhet pjesë e klubit tonë.
  • Mbrojtësi i djathtë, 26-vjeçar Radu Negru, që vjen në Ballsh nga Superliga e Rumanisë. Të dy lojtarët do të jenë gati për sfidën e sotme ndaj Laçit në Kupën e Shqipërisë.

I urojmë mirëseardhjen në familjen tonë dhe suksese!

#njëklubshumëzemra

PANORAMASPORT.AL