ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Tirana prezanton sulmuesin e ri spanjoll

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2025 | 21:41

ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Tirana prezanton sulmuesin e ri spanjoll

Klubi i Tiranës ka siguruar një tjetër përforcim në repartin e avancuar. Ashtu siç kishte paralajmëruar “Panorama Sport”, bardheblutë kanë afruar një anësor sulmi me shumë eksperiencë.

viktor fernandes

Kryeqytetasit prezantuan spanjollin 27-vjeçar Viktor Fernandez. Lojtari ka kaluar eksperienca në klube spanjolle, rumune, greke e qipriote në karrierën e tij para se te mbetej lojtar i lirë e të pranonte ofertën që i bënë bardheblutë për t’iu bashkuar projektit nën urdhrat e Vangjel Miles.

NJOFTIMI I TIRANËS

Víctor Fernández është bardheblu!

KF Tirana mirëpret sulmuesin spanjoll Víctor Fernández, i cili i bashkohet skuadrës sonë për sezonin e ri!

Me eksperiencë të vlefshme në futbollin spanjoll dhe një instinkt të lindur për golin, Fernández vjen për të shtuar shpejtësi, teknikë dhe vendosmëri në repartin ofensiv të bardhebluve.

Mirë se erdhe Víctor!

adsasdadasd

PANORAMASPORT.AL