ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, një mbrojtës grek firmos me bardheblutë kryeqytetas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2025 | 13:17

ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, një mbrojtës grek firmos me bardheblutë kryeqytetas

Klubi i Tiranës ka përforcuar radhët me një mbrojtës grek, Georgios Valerianos. Ashtu siç kishte paralajmëruar “Panorama Sport”; u është bashkuar bardhebluve për sezonin e ri.

valerianos

Futbollisti luan në krahun e majtë të prapavijës dhe vjen pas një eksperience të gjatë në futbollin grek.

NJOFTIMI I TIRANËS

Zyrtare: Georgios Valerianos është bardheblu!

KF Tirana mirëpret mbrojtësin e majtë Georgios Valerianos, i cili i bashkohet skuadrës sonë për sezonin e ri!

Me një karrierë solide në elitën e futbollit grek dhe përvoja ndërkombëtare, Valerianos vjen për të shtuar forcë, përvojë dhe karakter në repartin difensiv të skuadrës sonë.

Ish-lojtar i skuadrave si Aris, Olympiakos Volou, AEL dhe më gjerë, Georgios është gati të shkruajë kapitullin e radhës në kryeqytet!

Mirë se erdhe Georgios! Bardheblutë janë shtëpia jote e re.

PANORAMASPORT.AL