ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Dinamo i plotëson dëshirën Ilir Dajës me përforcimin e radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2025 | 22:32

ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Dinamo i plotëson dëshirën Ilir Dajës me përforcimin e radhës

Klubi i Dinamos ka zyrtarizuar sot goditjen e radhës për sezonin e ri, duke shtuar alternativat në dispozicion të trajnerit Ilir Daja në përgatitjet për pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës.

neziri

Ashtu siç kishte paralajmëruar “Panorama Sport”, mbrojtësi i majtë Faton Neziri, është bërë pjesë e klubit kryeqytetas. Ai ishte piketuar nga trajneri Ilir Daja në vitet e këtij të fundit në kampionatin kosovar dhe palët kanë gjetur marrëveshjen në këto ditë me futbollistin, i cili ka spikatur duke veshur fanellën e Dukagjinit.

“Dinamo City ka kënaqësinë të njoftojë se Faton Neziri është lojtari më i ri i skuadrës sonë. Mbrojtësi i krahut të majtë vesh fanellën blu pas disa eksperiencave në Kosovë, së fundi me Dukagjinin.

Neziri është përforcimi i tretë në merkaton e kësaj vere, pas Ysni Ismailit dhe Florenc Farrukut. Mirë se vjen Faton Neziri!”, shkruhej në njoftimin e klubit kryeqytetas.

PANORAMASPORT.AL