ZYRTARE/ Konfimohet lajmi i “Panorama Sport”, largohet lojtari që u afrua me bujë te Vllaznia: Kam shumë për të thënë, por…
Amir Kahrimanoviç është i larguari i radhës nga Vllaznia. Siç “Panorama Sport” kishte njoftuar, 26-vjeçari ka ndarë rrugët pas një viti me shkodranët.

Kahrimanoviç u afrua me bujë te Vllaznia, pasi mbylli aventurën me Erzenin. Te kuqeblutë nuk pati hapësira të shumta duke u larguar pa lënë gjurmë.
“Kam shumë për të thënë, por këtë herë do të flas shkurt. Më vjen jashtëzakonisht keq që nuk arritëm ta sillnim titullin në Shkodër. Më vjen akoma më keq për tifozët, për shokët e mi që më thirrën të bashkohem me Vllaznisë, ata që e kanë pritur kaq gjatë këtë moment.
Një klub i madh, një tifozëri e jashtëzakonshme, një stadium që frymëzon. I uroj klubit, dhe mbi të gjitha, tifozëve që titulli t’i kthehet Shkodrës pas 25 vitesh. Me respekt Amir Kahrimanoviç”, shkruan kroati.

PANORAMASPORT.AL













