ZYRTARE/ Junajtid i jep fund dyshimeve, “Djajtë e kuq” prezantojnë pasuesin e Ten Hag
Ruben Amorim është zyrtarisht trajner i Mançester Junajtid, teksa ka firmosur kontratë të vlefshme deri në vitin 2027 me opsion dhe për një tjetër nga klubi. Një lëvizje kjo e pritshme, pasi trajneri portugez ishte paralajmëruar gjatë kësaj kohe.

Amorim është kështu pasuesi i Ten Hag. Ky i fundit u shkarkua këtë të hënë, pas disa rezultateve negative.
Kontrata e Amorim me Sportigun në Portugali ishte e vlefshme deri në vitin 2026, për këtë detajet e largimit do të bëhen të ditura në vazhdim.
Amorim largohet nga Sportingu i Lisbonës në Portugali pas 4 viteve. 39-vjeçari fitoi dy herë kampionatin. Këtë sezon po ashtu spikati, pasi skuadra e tij i ka fituar të nëntë ndeshjen e para duke kryesuar me pikë të plota kampionatin.
PANORAMASPORT.AL













