ZYRTARE/ Firma e parë te Vllaznia, kuqeblutë i besojnë futbollistit deri në vitin 2028

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2026 | 17:26

ZYRTARE/ Firma e parë te Vllaznia, kuqeblutë i besojnë futbollistit deri në vitin 2028

Gledjan Pusi ka rinovuar kontratën me Vllazninë. Njoftimi për 23-vjeçarin që është produkt i kuqebluve vjen pikërisht para sfidës me Partizanin.

vllaznia

Vllaznia po ashtu pret zyrtarizimin e emrave të rinj, që do i bashkohen ekipit. Deri tani kanë munguar prezantimet, për shkak të bllokimit të merkatos nga UEFA, ndërsa presidenca është shprehur se gjithçka u zgjidh.

Njoftimi i Vllaznisë:

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se ka arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës me futbollistin Gledjan Pusi. Mbrojtësi i qendrës i skuadrës tonë do të jetë i veshur kuqeblu deri në vitin 2028”, shkruajnë kuqeblutë.

Screenshot 2026-01-22 172620

PANORAMASPORT.AL