Postuar: Janar 13, 2025 | 23:32
ZYRTARE/ “Divorci” me Skënderbeun, mesfushori 24-vjeçar rikthehet në… kategorinë e pestë
Zgjati vetëm 6 muaj aventura e Erolind Krasniqit te Skënderbeu. Tashmë është rikthyer sërish te Suderelbe në Gjermani.

Skuadra e Suderelbe merr pjesën në kategorinë e pestë për nga niveli në futbollin gjerman. Para se të transferohej te Skënderbeu, 24-vjeçari ishte pikërisht pjesë e tyre.
Mesfushori mori minuta në 14 ndeshje të Superiores këtë sezon. Gjatë tyre asistoi dhe 1 gol.
PANORAMASPORT.AL













