ZYRTARE/ Dikur ishte kapiteni i Partizanit, lideri i mbrojtjes bën rikthimin e bujshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2026 | 19:18

ZYRTARE/ Dikur ishte kapiteni i Partizanit, lideri i mbrojtjes bën rikthimin e bujshëm

Egzon Belica është zyrtarisht lojtar i Rabotnickit. Mbrojtësi u prezantua sot si rikthim i bujshëm, pasi ishte larguar në përfundim të sezonit të kaluar.

IMG_5216
Shkëndija e Tetovës liroi këtë muaj disa lojtarë, që kërkonin më tepër hapësira. Një prej tyre ishte edhe Belica. Ky i fundit u bë pjesë e suksesit historik në Europë ku Shkëndija luajti në grupet e Ligës së Konferencës. Dhe pse pa luajtur asnjë minutë.

35-vjeçari largohet nga Shkëndija me kujtimin e gjashtë ndeshjeve nga ky sezon. Te një ndeshje e kampionatit gjeti edhe golin.

Belica mbahet mend për periudhën e kaluar te Partizani në Shqipëri ku regjistroi 178 ndeshje në total. Me “demat” e pati eksperiencën e vetme në Superiore, ndërsa ishte edhe pjesë e titullit kampion në vitin 2019. Po ashtu ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit tek ekipi i kuq.

IMG_5218

PANORAMASPORT.AL