ZYRTARE/ Botërori mbyll një epokë legjendare, sulmuesi i jep fund karrierës me përfaqësuesen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2026 | 14:54

ZYRTARE/ Botërori mbyll një epokë legjendare, sulmuesi i jep fund karrierës me përfaqësuesen

Fundi i pjesëmarrjes në Botërorin 2026 ka përkuar edhe me fundin e karrierës së sulmuesit Sadio Mane të Senegali. Sulmuesi i njohur ka vendosur të tërhiqet nga ekipi kombëtar pasi mbylli eksperiencën në turne.

dsdfsfsddsdfs

Nëpërmjet një letre të publikuar në gazetën “Le Quotidien”, pak ditë pas eliminimit përballë Belgjikës me shifrat 3-2, kapiteni i “Luanëve të Terangës” bëri të ditur se në moshën 34-vjeccare kishte ardhur momenti t’i linte vendin brezit të ri.

“Ta dini se kam sakrifikuar gjithçka për këtë flamur. Kam dhënë më të mirën time dhe kam luftuar gjithmonë me vendosmëri për kombin tonë”, ishin fjalët e Mane i cili ka luajtur 130 ndeshje me Senegalin dhe ishte një nga liderët e skuadrës që triumfoi për dy edicione radhazi në Kupën e Kombeve të Afrikës, duke u konfirmuar si një nga sulmuesit më të mëdhenj në historinë e futbollit të këtij kontinenti.

PANORAMASPORT.AL