ZYRTARE/ Blind në mesfushë, Elbasani prezanton ish-kapitenin e Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2025 | 18:44

ZYRTARE/ Blind në mesfushë, Elbasani prezanton ish-kapitenin e Laçit

Isi Manellari është zyrtarisht lojtar i Elbasanit. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi verdheblu. manellariAi ndërpreu bashkëpunimin me Laçin për tju bashkuar skuadrës së Gvozdenoviç. Mesfushori tashmë ka dalë në stërvitje me verdheblutë duke iu vënë nën urdhrat trajnerit.


View this post on Instagram

A post shared by AF Elbasani (@afelbasani)

Për Manellarin pati një interesim edhe nga skuadra e Pogradecit, por interesimi i Elbasanit, bëri që mesfushori pogradecar të zgjidhte të qëndronte në elitë.  Në sezonet e fundit, Manellari ka qenë nga lojtarët më të spikatur te skuadra e Laçit. Me klubin e ri 27-vjeçari ka firmosur kontratë 1 +1.  

PANORAMASPORT.AL