Postuar: Mars 14, 2025 | 22:42
ZYRTARE/ Askush nuk është përfshirë në aq gola sa Zabërgja, lideri i Dinamos konfirmohet te…
Baton Zabërgja është ftuar sërish nga përfaqësuesja e Kosovës. “Dardanët” kanë rezervuar një ftesë për lojtarin e Dinamos, që po spikat këtë sezon.

23-vjeçari do të jetë në dispozicionin e trajnerit Franko Foda për sfidat e marsit. Kosova përballet me Islandën, në dy ndeshje që kanë vlerë për fazën “play-off” të Ligës së Kombeve.
Duhet thënë se me 10 golat dhe 9 asistet e tij në kampionat, është lojtari që është përfshirë në më tepër gola.
Kujtojmë se në dy takimet e mëparshme, kur ishte pjesë e Kosovës në Ligën e Kombeve, Zabërgja nuk ka fituar minuta.

PANORAMASPORT.AL













