ZYRTARE/ Arriti me kombëtaren në çerekfinalet e “Euro 2024”, trajnerit italian i rinovohet kontrata deri në turneun e ardhshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2025 | 13:37

ZYRTARE/ Arriti me kombëtaren në çerekfinalet e “Euro 2024”, trajnerit italian i rinovohet kontrata deri në turneun e ardhshëm

Vinçenco Montela do të mbetet në krye të ekipit kombëtar të Turqisë deri në “Euro 2028”. Trajneri italian rinovoi kontratën e tij sot.Türkiye hire Italy's Vincenzo Montella as new head coach“Jam shumë i prekur, jam i lumtur me kontratën e re. Fillova më 21 shtator, është një ditë shumë e veçantë. 21 shtatori është ditëlindja e babait tim. E pranova këtë rol në një ditë shumë të veçantë. Do të doja të falënderoja presidentin dhe bordin e drejtorëve. Pashë sa të ngjashëm janë personazhet tona. Pashë që ai punoi shumë prapa skenave dhe bëri më të mirën e tij. Presidenti tani është një mik i imi, ai mendon si unë. Nëse je i rrethuar nga njerëz pozitivë që besojnë tek ty, gjithçka bëhet më e lehtë. Do të doja gjithashtu të falënderoja lojtarët tanë, ata na kanë ndihmuar të krijojmë një atmosferë familjare që kur kemi ardhur. Ata luftuan me guxim në fushë dhe na bënë krenarë. Ne e bëmë të gjithë së bashku. Arritëm shumë qëllime dhe ia dolëm t’i arrijmë të gjitha sepse ecëm me njerëz që kanë vlerat e duhura”, deklaroi ai pas rinovimit të kontratës.

Montela deri më tani e ka udhëhequr Turqinë në 23 ndeshje zyrtare, duke arritur 12 fitore, 4 barazime dhe 7 humbje. Rezultatet (çerekfinalet në Euro 2024 dhe ngjitja në Ligën A të Ligës së Kombeve), të kombinuara me punën e bërë me lojtarët e rinj, ishin vendimtare në zgjedhjen e TFF-së për të vazhduar projektin teknik me të në krye.

PANORAMASPORT.AL