Zhordi Krujf: Nëse do të pyesësh në rrugë, fëmijët mendojnë vetëm Laminin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2025 | 12:43

Zhordi Krujf: Nëse do të pyesësh në rrugë, fëmijët mendojnë vetëm Laminin

Mendim se kush është Jamal dhe si luan, apo si duhet të luajë ai ka dhënë edhe Zhordi Krujf djali i një prej legjendave të Barcelonës, Johan Krujf. Ai ka folur për kontratën e parë nënshkruar nga Lamali, mënyrën e lojës së tij dhe pak për origjinën e familjes.

Screenshot 2025-11-16 124244

Lidhur më kontratën ai është shprehur. “Kur janë kaq të rinj dhe nuk mund të nënshkruajnë një kontratë, duhet të jesh i sigurt. Duhet angazhim nga të dyja palët. Kishte një rrezik kontraktual. Në moshën pesëmbëdhjetë vjeç, nuk mund të nënshkruash asgjë profesionale. Duhet të presësh momentin e duhur që ai të qëndrojë. Ai është një lojtar që duhej të ishte kur kontrata të nënshkruhej”.

Ndërkohë lidhur me familjen ai deklaron se pak e njeh nga vjen dhe si vjen Jamali. “Nuk mund të them ndonjë gjë të madhe. Kjo bazohet vetëm në atë që lexoj, sepse nuk jam i përfshirë çdo ditë. Mendimi im është amator, jo profesional. Klubi është aty për të ofruar udhëzime dhe gjithashtu ka një agjenci shumë me përvojë. Nuk mund të bazoj një mendim në atë që lexoj, sepse nuk jam brenda. Ndërkohë për se sa vlen dhe se çfarë përfaqëson në fushë sulmuesi i Barcelonës, Zhordi nuk ka asnjë dyshim.

“Ai është tashmë i jashtëzakonshëm, shumë i veçantë. Ai frymëzon një brez të tërë të rinjsh, kur i pyet se kush është i preferuari i tyre, ata thonë Lamini.”

PANORAMASPORT.AL