Zhivanaj flet pas ngeljes jashtë të Partizanit nga “Final 4”: Ka ndikuar humbja në derbi dhe largimi i trajnerit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2026 | 18:36

Zhivanaj flet pas ngeljes jashtë të Partizanit nga “Final 4”: Ka ndikuar humbja në derbi dhe largimi i trajnerit

Trajneri i Partizanit, Realf Zhivanaj foli pas humbjes kundër Egnatias. Ai deklaroi se janë të zhgënjyer, por kanë ndikuar shumë faktorë për këtë rezultat. Gjithashtu përgëzoi rrogozhinasit për fitoren.

bandicam 2026-05-06 18-29-54-220

“Është një rezultat zhgënjyes, jemi të gjithë të mërzitur, kemi pasur shumë dëmtime, Skuka, Dombuia, Karlos Martinez, Preka, ka ndikuar humbja në derbi, largimi i trajnerit, kanë ndikuar të gjitha këto faktorët bashkë. Ne ishim brenda objektivave, por rezultati ishte në disavantazh 2-0, shtuam sulmuesit, patëm disa raste por nuk i shfrytëzuam si duhet, komplimenta Egnatias sepse ishte Superiore ndaj nesh”, deklaroi ai për “RTSH Sport”.

PANORAMASPORT.AL