Vuajtje për golin, Partizani ka dy dekada pa “Këpucën e Artë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2025 | 22:57

Vuajtje për golin, Partizani ka dy dekada pa “Këpucën e Artë”

Në futbollin shqiptar ku konkurrenca nga fqinjët dhe vendet e tjera europiane është e madhe, është bërë çdo ditë e më e vështirë të gjesh sulmues që bëjnë diferencën. Te Partizani e kanë vuajtur këtë fakt edhe në këtë sezon, ku golashënuesi aktual më i mirë i ekipit është Arshonzh Bintsuka me vetëm gjashtë gola.

bintsuka

BINTSUKA – Kongolezi ka bërë përpjekjet e tij, teksa edhe vjet u shpall golashënuesi më i mirë i kuq, me 9 gola në kampionat. Gjithsesi, të tilla shifra do të ishin më të përshtatshme për një mesfushor, jo qendërsulmues.

Kongolezi edhe në këtë sezon u shpall golashënuesi më i mirë i ekipit pas 36 javësh, por me vetëm 6 gola, larg pritshmërive. Siç shihet në tabelë, “bomberi” i fundit i madh që ka shkelur te “Demat” ka rezultuar të jetë Kaleb Ekuban, i cili tundte plot 17 herë rrjetën sezonin 2016-2017. Më pas, numrat e golashënuesve kanë qenë modeste, pa krijuar dot diferenca të mëdha.

EPOKA “DEMI” – Gjithsesi, rekordmeni i Partizanit për gola të shënuar brenda një sezoni që nga rikthimi në Superiore, është Xhevahir Sukaj, me 20 gola, në sezonin 2015- 2016. Ironia e fatit është se golashënuesi i dytë më i dobët i këtyre 12 viteve është Jasir Asani, në 2019-tën, kur Partizani fitonte titullin.

GOLEADORET

GOLEADORI I FUNDIT – Sa i përket historisë edhe para se Demi të merrte klubin në pronësi dhe ta rikthente në Superiore, Partizani nuk nxjerr goleador të Superiores prej 20 vitesh. I fundit ishte Dorian Bylykbashi, në sezonin 2004-2005, me 24 gola, 5 në ndeshjen e fundit me Laçin.

PANORAMASPORT.AL