Vora e pret, Ruzgis bëhet baba për herë të parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2025 | 17:22

Vora e pret, Ruzgis bëhet baba për herë të parë

Manfredas Ruzgis rezultoi si goditja e vërtetë e Vorës në merkaton e verës së shkuar.ruzgisSulmuesi lituanez me pasaportë gjermane erdhi si i panjohur në Shqipëri, por gjatë sezonit të fundit ai shpërtheu duke shënuar 24 gola, si dhe dha kontribut të konsiderueshëm në arritjen historike të Vorës, ngjitje për herë të parë në Superiore. Aventura te Vora i ka ndryshuar jetën 28-vjeçarit.

Fillimisht u bë pjesë e kombëtares së Lituanisë, si dhe së fundmi është bërë baba për herë të parë. Ruzgis është shtuar me një djalë, gjë të cilën ai dhe partnerja e tij e kanë njoftuar në rrjetet sociale. Ka shumë pikëpyetje për të ardhmen e Ruzgis, ndonëse te Vora e presin edhe për aventurën në Superiore.

Kapiteni Xhuljo Tabaku, në intervistën e djeshme për “Panorama Sport”, si miku i tij më i afërt dhe personi që e solli në Shqipëri, ka dhënë garanci që Ruzgis nuk do të ndryshojë ambient, ndonëse ka oferta.

WhatsApp Image 2025-06-22 at 17.48.52

PANORAMASPORT.AL