Vllaznia zyrtarizon pasardhësin e Tefik Osmanit: Që nga sot e në vazhdim…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2025 | 21:00

Vllaznia zyrtarizon pasardhësin e Tefik Osmanit: Që nga sot e në vazhdim…

Klubi i Vllaznisë ka zyrtarizuar sot emërimin e Vioresin Sinanit në postin e drejtorit sportiv të klubit shkodran. Ish-sulmuesi, i cili ka qenë pjesë e stafit teknik të kuqebluve në vitet e fundit, kthehet kësisoj në një detyrë që e ka mbajtur disa herë për periudha të shkurtra te kuqeblutë në të kaluarën.

sinani xhaferi

Sinani ishte krahu i djathtë i Brdariç në vitet e fundit te shkodranët, por tashmë i besohet një detyrë e rëndësishme brenda klubit, në një periudhë tranzicioni ku do të ketë shumë lëvizje, të cilat nisën me emërimin e trajnerit Edi Martini dhe pikërisht ndryshimin e drejtorit sportiv.

“𝐊𝐅 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐛𝐞̈𝐧 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐬𝐞 𝐪𝐞̈ 𝐧𝐠𝐚 𝐬𝐨𝐭 𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐢𝐦, 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫 𝐬𝐩𝐨𝐫𝐭𝐢𝐯 𝐢 𝐤𝐥𝐮𝐛𝐢𝐭 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐞𝐭𝐞̈ 𝐳- 𝐕𝐢𝐨𝐫𝐞𝐬𝐢𝐧 𝐒𝐢𝐧𝐚𝐧𝐢. 𝐒𝐮𝐤𝐬𝐞𝐬𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐝𝐞𝐭𝐲𝐫𝐞̈𝐧 𝐞 𝐫𝐞 𝐥𝐞𝐠𝐣𝐞𝐧𝐝𝐚 kuqeblu”, shkruhej në njoftimin e klubit për emërimin e Sinanit në këtë detyrë.

PANORAMASPORT.AL