Vllaznia vazhdon traditën, Martini ka vendosur t’u japë shans të rinjve
Vllaznia është nga nga ato skuadra të Superiores që gjithmonë i ka dhënë hapësirë elementit të ri, ku në vitet e fundit kanë spikatur emra si: Smajli, Alivoda, Dodaj apo edhe Jukaj, të cilët janë evidentuar në futbollin shqiptar dhe tashmë po shndërrohen në futbollistë të rëndësishmë dalëngadalë. Duket se këtë “trend” shkodranët do të ndjekin edhe në edicionin e ri.

Kjo për të krijuar hapësira për elementët e talentuar të akademisë kuqeblu, në mënyrë që të tregojnë vlerat e tyre.
Sipas asaj çfarë mëson “Panorama Sport”, trajneri Martini do ketë një grup të gjerë futbollistësh të ardhur rishtazi nga akademia për të testuar në ditët e para të përgatitjeve.
Kështu, trajneri shkodran do të kalojë në “sitë” elementët që do të bindin dhe që mund të japin kontributin e tyre në ndeshje të caktuara gjatë kampionatit.
PANORAMASPORT.AL













