Vjen zyrtarizimi, futbollisti i Egnatias grumbullohet me ekipin kombëtar për ndeshjet e qershorit
Klubi i Egnatias ka të paktën një futbollist të grumbulluar me kombëtaret në ndeshjet e muajt qershor. Në pritje të ndonjë ftese të mundshëm e për lojtarët e kampionëve që mund të grumbullohen me Shqipërinë, një lojtar është ftuar nga përfaqësuesja e vendit të tij.

Azerbajxhani ka publikuar sot listën për ndeshjet miqësore ndaj Letonisë dhe Hungarisë, duke përfshirë mbrojtësin e rrogozhinasve, Zamig Alijev mes futbollistëve të ftuar nga trajneri Fernando Santos. Portugezi i njohur i cili drejton Azerbajxhanin, e ka marrë përsëri në konsideratë 24-vjeçairn, i cili luan prej një viti në kampionatin shqiptar.
Ai ka qenë një nga protagonistët e Egnatias në këtë sezon, duke luajtur në 32 ndeshje me fanellën e rrogozhinasve e duke u kthyer në titullar të paprekshëm nga Tetova në pjesë e dytë të edicionit, edhe për shkak të mungesave.
PANORAMASPORT.AL













