Vjen një tjetër firmë, Vora e Kategorisë Superiore nis të marrë formë
Klubi i Vorës po bëhet gati për pjesëmarrjen historike në Kategorinë Superiore në sezonin e ardhshëm dhe hapi i parë i drejtuesve të skuadrës është formatimi i ekipit që do të luajë në elitë në këtë edicion.

Në klub kanë filluar largimet e atyre me të cilët nuk është rinovuar kontrata, por edhe rinovimet me lojtarë që ishin në fund të marrëveshjes me Vorën, por të cilët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe do të vazhdojnë të jenë nën urdhrat e Arjan Bellajt.
Një i tillë është edhe Mario Bajramaj, i cili do të vazhdojë të veshë fanellën e Vorës edhe në sezonin e ri.
“FK Vora njofton se ka arritur marrëveshjen me lojtarin Mario Bajramaj për të rinovuar kontratën. Mesfushori 26-vjeçar ka firmosur sot kontratën e re duke zgjatur në këtë mënyrë bashkëpunimin”, shkruhej në njoftimin e klubit në rrjete sociale, duke konfirmuar një tjetër futbollit nga grupi ekzistues.
PANORAMASPORT.AL













