Postuar: Korrik 29, 2025 | 19:01
VIDEO/ Zhvendosja nga “Skënder Halili”, Tirana publikon pamjet e largimit
Tirana do e zhvillojë fazën përgatitore në Greqi. Në prag është fillimi i kampionatit dhe bardheblutë kanë lënë kompleksin “Skënder Halili” dje.

“Skuadra u nis për në Greqi për fazën përgatitore, ku krahas klimës optimale, do zhvillohen edhe disa ndeshje miqësore”, shkruan Tirana në rrjetet sociale.
Ekipi i Vangjel Miles do të qëndrojë në Greqi deri më 9 gusht. Aldi Gjumsi, Qëndrim Ismajli, Abel Abah dhe Edison Kola nuk ishin pjesë e udhëtimit. Kola i është bashkuar ekipit në Greqi, pasi atje ndodhej me familjen.
PANORAMASPORT.AL













