VIDEO/ Vora dhe Vllaznia të “kënaqur” me rezultatin, mbyllet sfida e golave të anuluar
Vora dhe Vllaznia kanë ndarë pikët në javën 32 të Abissnet Superiore. Pati gola të shënuar, por asnjë të akorduar për shkak se u anuluan që në fushë.

Pjesa e parë foli më tepër për Vorën. Topi shkoi në rrjetë nga Luis Felipe, që rezultoi në pozicion jashtë loje.
Vllaznia u shfaq më kërkuese në fraksionin e dytë. Çelikoviçit iu anulua një gol për prekje me dorë, ndërsa në një rast tjetër u ndal nga traversa.
Skuadrat u dukën të kënaqura me rezultatin, pasi nuk dolën në aventurë për të kërkuar më tepër në minutat e fundit. Vllaznia e ka të sigurt vendin e parë edhe për të paktën këtë javë, teksa Vora del jashtë zonës së ftohtë dhe pret rezultatet e rivalëve.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
VORA 0-0 VLLAZNIA
NGJARJET KRYESORE
90+4′ Mbyllet ndeshja, Vora 0-0 Vllaznia.
90+3′ Fazlagiç merr vendin e Dalipit te Vora.
90′ Akordohen 4 minuta shtesë.
85′ Tafili merr vendin e Krymit te Vllaznia.
84′ Karrica provon nga distanca. Nuk ka rrezik për Pohls. (VIDEO)
83′ Traversa i mohon golin Çelikoviçit. Ishte Gurishta që harkoi nga këndorja te Vllaznia. (VIDEO)
82′ Murataj provon fluturimthi. Në zonën e Vorës ndodhet Dalipi, që devijon topin në këndore. (VIDEO)
77′ Karrica merr vendin e Kasharit te Vora.
75′ Vllaznia gjen golin me Çelikoviç, por gjyqtari nuk i lë të festojnë. Prekja e Çelikoviç konsiderohet me dorë. (VIDEO) + (VIDEO)
68′ Vllaznia mbrohet mirë, teksa Vora mundohet të krijojë diçka. Mungojnë rastet konkrete në drejtim të portës. (VIDEO)
65′ Kubazi merr vendin e Qatos te Vllaznia.
62′ Murataj provon te Vllaznia. Topi devijohet në këndore. (VIDEO)
55′ Dalipi provon brenda zonës. Topi i goditur prej tij përfundon jashtë. (VIDEO)
46′ Karton i verdhë për Dalipin te Vora.
46′ Nis pjesa e dytë. Martini largon Kallakun dhe Dodajn, aktivizohen Sala dhe Murataj.
45+3′ Mbyllet pjesa e parë, Vora 0-0 Vllaznia.
45+1′ Kasalla gabon përballë portierit Pohls. Rast i artë për Vorën. (VIDEO)
45′ Akordohen 2 minuta shtesë.
44′ Vllaznia i afrohet golit, ndërsa Harizaj u testua nga Kallaku. (VIDEO)
42′ Qato provon te distanca nga Vllaznia. Topi devijohet dhe kontrollohet nga portieri Harizaj.
39′ Bajrami ndëshkohet me karton të verdhë te Vllaznia.
35′ Radha e Vllaznisë për të pretenduar penallti. Ishte Dodaj që u rrëzua në zonë.
35′ Luis Felipe kapet në pozicion jashtë loje. Pohls devijoi topin e Kasallës, ndërsa sulmuesi tjetër i Vorës zhgënjeu duke qëndruar më i avancuar. (VIDEO)
33′ Sërish pretendime për penallti te Vora. Për gjyqtarin dhe VAR është çdo gjë e rregullt. (VIDEO)
31′ Harkon Qato nga këndorja. Çelikoviç nuk ia del të dërgojë topin në rrjetë, pasi Harizaj ia heq mundësinë. (VIDEO)
30′ Provon Bajrami te Vllaznia. Topi devijohet dhe përfundon në këndore.
21′ Goditja e parë e ndeshjes vjen nga Bajramaj te Vora. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)
20′ Të tjera pretendime te Vora. Këtë herë është Pohls që mban toin në limite. (VIDEO)
15′ Te Vora pretendojnë penallti për prekje të topit me dorë. Nuk ka as këndore, pasi anësori sinjalizon për goditje këndi. (VIDEO)
1′ Dodaj merr ndihmën e stafit mjekësor që në fillim.
1′ Nis ndeshja në Vorë.
FORMACIONET ZYRTARE
VORA: Harizaj; Zuna, Repaj, Vrapi, Barjamaj, Shehi, Dalipi, Kashari, Luis Felipe, Kasalla, Bardhi
Trajner: Arjan Bellaj
VLLAZNIA: Pohls; Gurishta, Bajrami, Çelikoviç, Gjini, Jago, Qato, Krymi, Kallaku, Balaj, Dodaj
Trajner: Edi Martini
PANORAMASPORT.AL













