Postuar: Tetor 18, 2025 | 22:50
VIDEO/ VAR-i i bën për cigare, Martini dhe Josa e ndezin nga një në pankinë pa mbaruar ndeshja
Fundi i ndeshjes mes Bylisit dhe Vllaznisë në “Adush Muça” të Ballshit ka qenë aq i ethshëm sa ka bërë për cigare me kuptimin e plotë të fjalës trajnerët e dy skuadrave, Edi Martini dhe Mirel Josa.

Në momentin kur Bylisi shënoi golin e barazimit, në shtesën e takimit, të dy trajnerët nuk i rezistuan tundimit për të ndezur cigare në pankinë, edhe pse konsumimi i duhanit në zonën teknike është i ndaluar me rregullore.
Të dy thithnin cigaret të stresuar ndërsa pritnin vendimin e gjyqtarit Daniel Vrapi, i cili pa pamjet e golit me VAR duke anuluar me pas barazimin për ekipin vendas.
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL













