VIDEO/ “Turp, turp, turp!”, tifozët e Vllaznisë shpërthejnë kundër lojtarëve në stadium pas humbjes me Dinamon. Nuk pranojnë futbollistët poshtë tribunës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2026 | 22:02

VIDEO/ “Turp, turp, turp!”, tifozët e Vllaznisë shpërthejnë kundër lojtarëve në stadium pas humbjes me Dinamon. Nuk pranojnë futbollistët poshtë tribunës

Ndeshja mes Vllaznisë dhe Dinamso duhej të ishte hapi i parë i kuqebluve drejt kthimit të titullit kampion në Shkodër. Por përkundrazi, është kthyer në një makth për mbështetësit e skuadrës kuqeblu.

bandicam 2026-05-16 21-53-00-366

Ata kanë parë skuadrën e tyre të mundet 2-0 dhe të shohë t’i largohet ndjeshëm mundësia për të siguruar trofeun që u mungon prej 25 vitesh. Ndaj me vërshëllimën përfundimtare të gjyqtarit Lata, kanë shpërthyer edhe vërshëllimat nga tribunat drejtuar ekipit.

Një pjesë e tribunës ballorë, ka filluar me koret “Turp, turp, turp!”, drejtuar lojtarëve që po ecnin drejt tyre.

Koret e tjera “ik, ik, ik”, duke u bërë me shenjë futbollistëve që të mos afroheshin, bënë që Balaj & Co. të shkonin direkt te grupimi “Vllaznit Ultras” pas portës për t’i përshëndetur.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL