VIDEO/ “T’ju vijë turp”, Konte ndëshkohet me karton të kuq dhe nuk përmbahet ndaj gjyqtarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2026 | 22:28

VIDEO/ “T’ju vijë turp”, Konte ndëshkohet me karton të kuq dhe nuk përmbahet ndaj gjyqtarëve

Trajneri i Napolit, Antoni Konte, është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen ndaj Interit, pas episodit ku skuadra e tij u ndëshkua me një penallti.

bandicam 2026-01-11 22-21-49-851

Gjyqtari pa me VAR shkeljen e Rrahmanit ndaj Mikhtarjan dhe akordoi penalltinë, duke sjellë tërbimin e Kontes. Ky i fundit shkelmoi topin pranë pankinës së tij dhe nuk ndali protestat ndaj gjyqtarit.

I sinjalizuar nga i katërti, kryesori Di Bello u kthye dhe i tregoi atij kartonin e kuq, duke tërbuar edhe më shumë trajnerin e Napolit. “T’ju vijë turp!”, ishte ulërima e tij  e vazhdueshme teksa largohej drejt dhomave të zhveshjes, me akuza të rënda ndaj gjyqtarëve.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL