VIDEO/ Tirana me hap kryesuesi dhe Egnatia pa busull, bardheblutë mposhtin kampionët dhe largohen nga fundi
Tirana ka mposhtur Egnatian me rezultatin 0-1 në Rrogozhinë. Mjaftoi goli i Redon Xhixhës për 3 pikë të arta, që i largojnë bardheblutë nga fundi i tabelës.

Xhixha shënoi në minutën e 40-të pas një aksioni fantastik, që nisi nga këmbët e Tafas. Ky i fundit ishte hero për bardheblutë, pasi bëri disa pritje vendimtare. Humbja më e madhe në këtë ndeshje për kryeqytetasit është dëmtimi i kapitenit Xhixha, që luajti vetëm pjesën e parë.
Egnatia e nisi me penallti të fituar në minutën e parë, që u anulua pas rishikimit me VAR nga gjyqtari Cjapi. Pretendime të tjera pati edhe më pas, megjithatë Tirana ruajti me fanatizëm goli.
Bardheblutë janë me hap kryesuesi, ndërsa nuk numërojnë humbje në shtatë ndeshjet e fundit. Tashmë mbajnë vendin e nëntë me po aq pikë sa Bylisi, që mban zonën e “play out”.
Egnatia është pa busull në vitin 2026. Kjo është java e katërt radhazi pa fitore në kampionat. Gjatë kësaj kohe janë vetëm 2 pikë të grumbulluara.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
EGNATIA 0-1 TIRANA
40′ Xhixha
NGJARJET KRYESORE
90+5′ Mbyllet ndeshja, Tirana fiton 0 me 1.
90+3′ Pretendime të tjera për penallti nga Egnatia. Gjyqtari vijon lojën. (VIDEO)
90′ Akordohen 5 minuta shtesë.
89′ Tare merr vendin e Tabeku te Tirana.
87′ Tifozët e Egnatias fillojnë të largohen nga stadiumi.
86′ Jahaja ndëshkohet me karton të verdhë tek Egnatia për faullin ndaj Tafas. (VIDEO)
77′ Kresiç merr vendin e Voglit te Tirana.
75′ Selmani merr vendin e Xheferson tek Egnatia.
70′ Tafas bën heroin për Tiranën. Pret dy herë goditjet nga ana e rrogozhinasve. (VIDEO)
69′ Adjesa flirton me golin tek Egnatia. Topi i goditur prej tij përfundon jashtë. (VIDEO)
63′ Gruda i lë vendin Jahajas tek Egnatias.
60′ Tirana përfiton nga avantazhi dhe provon qarkullimin e topit.
53′ Pretendime sërish për penallti tek Egnatia. Gjyqtari e konsideron çdo gjë të rregullt dhe VAR e konfirmon. Më pas Gruda provon të shkojë te goli, por portieri Tafas pret. (VIDEO)
51′ Tabeku tenton golin surprizues në zonën e Egnatias. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)
47′ Adjesa godet me kokë, por portieri Tafas kontrollon pa problem.
46′ Nis pjesa e dytë. Albanese merr vendin e Ruçit, Bakajoko të Buriç dhe Adjesa të Fangajt tek Egnatia. Xhixha i lë vendin Falajes te Tirana.
45+5′ Mbyllet pjesa e parë, Egnatia 0-1 Tirana.
45+3′ Redon Xhixha i dëmtuar sakrifikon duke qëndruar i dëmtuar.
45′ Akordohen 5 minuta shtesë.
40′ GOOOL! Egnatia 0-1 Tirana/ Aksion perfekt i Tiranës që nis nga portieri Tafas. Redon Xhixha mposht me lehtësi portierin Dajsinani. (VIDEO)
36′ Xhixha godet me kokë. Topi përfundon jashtë, ndërsa më pas sinjalizohet për pozicion jashtë loje.
33′ Tabeku bën gjithçka mirë duke u pozicionuar para Dajsinanit, pas gabimit të Xhemajlit. Ngurron në fund për të gjuajtur dhe Poçi largon rrezikun. (VIDEO)
30′ Rast i artë për Tiranën. Tabeku i shërben Rafaelit, që nga jashtë zone drithëron vendësit me goditjen e tij. Topi përfundon jashtë. Më pas akordohet pozicion jashtë loje. (VIDEO)
27′ Tafas grushton goditjen e Buriç. Më pas provon Fernado, i cili nga distanca nuk gjen portën. (VIDEO)
19′-23′ Ruçi sakrifikon duke vijuar i fashuar në kokë. Mesfushori i kampionëve u përplas me Rafael. (VIDEO)
18′ Rast i mirë për Egnatian, por portieri Tafas tregohet i vëmendshëm duke larguar rrezikun. Goditja e Aleksit më pas përfundon jashtë. (VIDEO)
9′ Vogli godet me kokë brenda zonës, ndërsa topi përfundon jashtë. Tirana shfaqet rrezikshëm te zona e Egnatias. (VIDEO)
4′ Andi Koçi në VAR merr kohë për rishikimin e rastit, ndërsa pas dy minutave thërret Cjapin. Ky i fundit ndryshon vendimin duke anuluar penalltinë. Gruda qesh nga ana e Egnatias. Çudia qëndron te fakti se nuk pati karton të verdhë për simulim ndaj Grudës. (VIDEO)
1′ Gjyqtari Cjapi akordon penallti në favor të Egnatias. Gruda rrëzohet në zonë pas kontaktit me Lleshin. (VIDEO)
1′ Nis ndeshja.
FORMACIONET ZYRTARE
Egnatia: Dajsinani; Poçi, Aleksi, Fernando, Xhemajli, Haime, Xheferson, Buriç, Fangaj, Gruda, Ruçi
Trajner: Edlir Tetova
Tirana: Tafas; Vera, Basilio, Kortes, Lleshi, Mysloviç, Rafael, Halili, Xhixha, Vogli, Tabeku
Trajner: Ardijan Nuhiju
PANORAMASPORT.AL













