Postuar: Janar 13, 2025 | 16:12
VIDEO/ Tërhiqet sërish nga boksi, Tajson Furi dërgon mesazh të koduar
Tajson Furi ka njoftuar tërheqjen nga boksi sërish. Ky vendim vjen pas humbjes së dytë ndaj ukrainasit Usik.

Furi deklaroi në videon e postuar: “Përshëndetje të gjithëve. Do ta them shkurt, dua të njoftoj tërheqjen nga boksi, kam dashuruar çdo minutë të tij. Do i jap fund kësaj, Dik Turpin ka veshur një maskë. Zoti ju bekoftë të gjithëve, do t’ju shoh në anën tjetër”.
Një mesazh i koduar ky në fund. Furi nuk ishte dakord në ndeshjen e fundit ku u vendos unanimisht, që Usik të fitonte sërish përballë tij. Kjo mund të jetë arsyeja e videos në fjalë.
PANORAMASPORT.AL













