VIDEO/ Skuadra e Balliut i eliminoi, dy lojtarët e ekipit francez përplasen para tifozëve të tyre. Belgu shkon i inatosur në dhomat e zhveshjes
Rajo Vajekano e Ivan Balliut shkroi historinë duke siguruar për herë të parë kualifikimin në një finale të kupave europiane, pasi mposhti francezët e Strasburgut 1-0 në “Stade de la Meinau” dhe 2-0 në total në gjysmëfinalen e Ligës së Konferencës.

Pas sfidës, francezët dolën përballë tifozëve të tyre për tu kërkuar ndjesë, ndërsa ata nisin ti ofendonin. Futbollisti belg, Diego Moreira iu kërkoi atyre që të mos fyenin lojtarët dhe më pas lojtari holandez, Emanuel Emegha u përball me shokun e skuadrës dhe kërkon duartrokitje nga tifozët.
Edhe pse holandezi nuk luajti pasi ishte i dëmtuar, arriti të bëhej protagonist me këtë gjest.
Ndërsa Moreira shkoi i inatosur drejt dhomës së zhveshjes, futbollistët filluan të duatrokisnin dhe tifozët u shfaqën më të qetësuar.
Diego Moreira del Strasbourg le pide a sus hinchas que NO INSULTEN, tras la eliminación en Conference.
Automáticamente, Emmanuel Emegha, lesionado y vestido de civil, se mete y pide aplausos.
Ellos discuten y Moreira SE VA AL VESTUARIO.
INSÓLITO. 😳🇫🇷 pic.twitter.com/vq4NV9qrpl
— Ataque Futbolero (@AtaqueFutbolero) May 8, 2026
PANORAMASPORT.AL













