Postuar: Maj 10, 2026 | 22:22
VIDEO/ Skandal! Tifozët e Elbasanit dhe Tiranës futen në fushë, nisin betejën me grushte dhe flakadanë
Pamje të turpshme janë regjistruar nga stadiumi “Elbasan Arena”. Tifozët e Elbasanit dhe Tiranës janë përplasur fizikisht bashkë me grushte dhe flakadanë.

Tifozët verdheblu u afruan deri në sektorin e mbështetësve të Tiranës. Më pas ishte e nevojshme ndërhyrja e policisë.
Tirana synon të shmangë edhe “play out”, ndërsa aktualisht ndodhet jashtë zonës së ftohtë. Elbasani në anën tjetër synon ta mbyllë si vend i parë pas 36 javësh.
Përplasja në “Elbasan Arena”: (VIDEO)
VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL













