Postuar: Nëntor 16, 2025 | 13:57
VIDEO/ Silvinjo e mori nga tribuna për ndeshjen me Anglinë, mesfushori i Kombëtares feston datëlindjen në grumbullim
Adrion Pajaziti feston sot datëlindjen e tij. 23-vjeçari i Kombëtares ndodhet i grumbulluar me kuqezinjtë, ndërsa është në dispozicion të Silvinjos për ndeshjen me Anglinë.

Trajneri i Kombëtares ka vendosur që ta përfshijë në skuadër, pasi ndaj Andorrës qëndroi në tribunë. Në drekën para ndeshjes me Anglinë, i është uruar edhe datëlindja nga pjesa tjetër.
Duket se Anglia i sjell fat Pajazit. Debutimi i tij vinte pikërisht përballë “tre luanëve” në marsin e këtij viti.
Shqipëria do masë forcat prej orës 18:00. Sfida me Anglinë ndërkohë mbyll edhe kualifikueset e Botërorit në Grupin K.
PANORAMASPORT.A













