VIDEO/ Rasti i çuditshëm tek ekipi i Ilir Dajës: Dinamo e largoi si të tepërt, sulmuesi i konkurron me gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2026 | 22:22

VIDEO/ Rasti i çuditshëm tek ekipi i Ilir Dajës: Dinamo e largoi si të tepërt, sulmuesi i konkurron me gola

Dinamo e largoi Hekuran Berishën në merkaton e dimrit, për ta rikthyer në huazim te Dukagjini ku spikaste më parë. Sulmesi i talentuar po tregon potencialin sërish në Kosovë, pasi regjistron tre gola deri tani. Çudia qëndron te fakti se ekipi i Ilir Dajës ka shënuar vetëm katër gola në fazën e tretë të kampionatit, duke treguar probleme në sulm.

Screenshot 2026-03-11 142215

Berisha dukshëm po konkurron sulmin e Dinamos. Katër gola në nëntë ndeshje të Superiores gjatë vitit 2026, kanë bërë që dinamovitët të dalin jashtë zonës së “Final Four”.

Berisha ndërkohë ka shënuar në dy ndeshjet e fundit të kampionatit. Fillimisht ndaj Ferizajt dhe më pas përballë Drenicës, për të kontribuar te dy barazime me rëndësi.

Po ashtu një tjetër gol ishte i rëndësishëm, pasi u shënua ndaj Prishtinës së Re dhe kualifikoi ekipin në çerekfinale të Kupës. Nga Kosova raportohej në verë se Dinamo shpenzoi 150 mijë euro për të blerë kartonin.

Goli në Kupë ndaj Prishtinës së Re: (VIDEO)

Goli i parë në kampionat ndaj Ferizajt: (VIDEO)

Goli i dytë në kampionat ndaj Drenicës: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL