VIDEO/ PSG i jep leksion futbolli edhe Realit! Likuidon me 4 gola skuadrën e Çabi Alonsos dhe shkon në finalen e Botërorit të Klubeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2025 | 23:56

VIDEO/ PSG i jep leksion futbolli edhe Realit! Likuidon me 4 gola skuadrën e Çabi Alonsos dhe shkon në finalen e Botërorit të Klubeve

PSG është i pandalshëm në këtë sezon dhe do të tentojë në fundjavë të fitojë trofeun e radhës, Botërorin e Klubeve, në finalen e ndaj Çelsit. Parisienët siguruan biletën për finalen, pasi i dhanë një leksion futbolli një tjetër emri të madh të kontinentit tonë, Real Madridit, duke e mundur me shifrat 4-0.

bandicam 2025-07-09 22-58-18-076

Skuadra franceze ka qenë e pandalshme, duke shfrytëzuar çdo gabim të madrilenëve dhe mbyllur ndeshjen praktikisht që në 25 minutat e para me 3 gola, dy nga Fabian Ruiz e një tjetër nga Dembele. U deshën disa mrekulli nga Kurtua me ndërhyrjet e tij për të shmangur katastrofën më të thellë në shifra në fraksionin e parë të lojës.

Më pas, ekipi i Luis Enrikes uli pak ritmin, duke administruar minutat, ndërsa Reali dukej shumë pak thumbues për të vënë seriozisht në rrezik Donarumën. Rastet e francezëve vazhduan edhe në pjesën e dytë dhe në fund ishte Gonçalo Ramos ai i cili vulosi suksesin përfundimtar 4-0 në një turpërim historik për Real Madridin.

PSG-REAL MADRID 4-0
6′, 24′ Fabian Ruiz, 9′ Dembele, 85′ G. Ramos

NGJARJET KRYESORE

90’ Gjyqtari e mbyll pa minuta shtesë ndeshjen me fitoren 4-0 të PSG-së.|

88’ GOOOL PSG! Tjetër kundërsulm vdekjeprurës i francezëve me Barkola i cili pason për Ramos dhe ky i fundit rrotullohet në zonë duke mos gabuar duke shënuar golin e katërt. (VIDEO)

85’ Pas një goditje këndi të Modriç, Militao tenton me një gjuajtje me kokë por nuk gjen portën e francezëve. (VIDEO)

72’ Hakimi nis Gonçalo Ramos në të djathtën, ai nuk koordinohet siç duhet për të gjetur portën e Kurtua. (VIDEO)

57’ Kvaratskhelia nga e majta tenton të gjejë shtyllën e largët, por çon sferën jashtë katërkëndorit të madrilenëve. (VIDEO)

53’ Mbape ka mundësinë e mirë të tentojë portën, por godet në mënyrë plotësisht të gabuar sferën që fluturon në tribunë. (VIDEO)

47’ Doue tund rrjetën e Kurtua pas pasimit të Dembele, por ky i fundit peshkohet ne pozicion jashtë loje gjatë aksionit. (VIDEO)

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes.

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e thellë 3-0 të PSG.

45’+2’ Dembele tenton supergolin nga e majta me një gjuajtje që vë në vështirësi Kurtua, i cili kalon sferën mbi traversë. (VIDEO)

45’+2’ Pas një goditje këndi, Nunjo Mendesh ka mundësi të gjuajë në portë, por ndalet nga Kurtua. (VIDEO)

40’ Kvaratskhelia bën gjithçka mirë në zonën e madrilenëve, gjen hapësirën dhe gjuan, por nuk gjen portën e Kurtua. (VIDEO)

39’ Mbape rrëzohet në zonë teksa po tentonte një driblim nga e majta, gjyqtari vazhdon lojën. (VIDEO)

36’ Top në thellësi për Doue, Kurtua del dhe mbërthen sferën.

24’ GOOOL PSG! Zbërthim i plotë i madrilenëve, me një kundërsulm të Hakimit nga e djathta që finalizohet nga Fabian Ruiz. (VIDEO)

20’ Gjuajtje e Hakimit nga e djathta, sfera shkon jashtë katërkëndorit të Kurtua. (VIDEO)

9’ GOOOL PSG! Dembele i vjedh topin Rydiger para mbrojtjes dhe shkon i qetë para Kurtua, duke mposhtur këtë të fundit. (VIDEO)

6’ GOOOL PSG! Dembele bën presion te Asensio duke i hequr topin, Fabian Ruzi përfiton dhe pak hapa larg portës shënon në portën e Kurtua. (VIDEO)

4’ Fabian Ruiz nga e djathta gjuan drejt portës, Kurtua i mohon golin me një ndërhyrje të saktë. (VIDEO)

1′ Nis dueli në Nju Jork.

FORMACIONET ZYRTARE

PSG: Donaruma; Hakimi, Markinjos, Beraldo, Nunjo Mendesh; Fabian Ruiz, Vitinja, Nevesh; Doue, Dembele, Kvaratskhelia
Trajner: Luis Enrike

REAL MADRID: Kurtua; Valverde, Rydiger, Asensio, Fran Garsia; Arda Gyler, Tçuameni, Bellingam; Mbape, Gonzalo Garsia, Vinicius.
Trajner: Çabi Alonso

PANORAMASPORT.AL