VIDEO/ Provokimi i Aleksit dhe më pas grushti, dalin pamjet e reja kur kapiteni i Egnatias shkoi te stoli i Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2026 | 22:51

VIDEO/ Provokimi i Aleksit dhe më pas grushti, dalin pamjet e reja kur kapiteni i Egnatias shkoi te stoli i Vllaznisë

Egntia mposhti Vllazninë me rezultatin 1-2. Sfida në stadiumin “Air Albania” kishte vlerë për javën e dytë të Final Four, dhe sheh rrogozhinasit që t’i afrohen titullit të tretë radhazi kampion.

bandicam 2026-05-23 22-44-18-520

Ishte minuta e 88-të, kur Adjesa tundi rrjetën dhe riktheu Egnatian në avantazh. Kapiteni Albano Aleksi i shkoi pranë stolit të Vllaznisë duke festuar dhe pikërisht ky moment provokoi kuqeblutë.

Nga pamjet e publikuara vërehet çfarë ndodhi fill pas golit. Më pas erdhi edhe grushti i Erdenis Gurishtës nga stoli i Vllaznisë.

Gjyqtari Enea Jorgji largoi me karton të kuq Aleksin që ishte në fushë dhe po ashtu Gurishtën. Kujtojmë se në javën e fundit do të luhen Egnatia-Dinamo dhe Vllaznia-Elbasani.

Pamjet e publikuara nga “Veriu Sport”: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL