VIDEO/ Probleme me gjurin, sulmuesi i Kombëtares shfaqet me fasho në stërvitjen e fundit para Ukrainës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2026 | 21:04

VIDEO/ Probleme me gjurin, sulmuesi i Kombëtares shfaqet me fasho në stërvitjen e fundit para Ukrainës

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar sot në Valencia stërvitjen e fundit para ndeshjes miqësore me Ukrainën që luan nesër. Një ndeshje ku qartësisht fokusi do të jetë për të parë në fushë një reagim pas humbjes ndaj Polonisë, por edhe ndoshta disa emra të rinj në veprim.

bandicam 2026-03-30 21-03-54-027

Grupi ka qenë i plotë, por nga video e publikuar në rrjetet sociale nga FSHF, bie në sy se sulmuesi Jasir Asani vazhdon të ketë probleme në gjurin e këmbës së djathtë, që e ka shqetësuar edhe në ditën e kaluar.

bandicam 2026-03-30 20-49-11-656

Futbollisti e kishte gjurin të fashuar në stërvitjen e sotme, ku ka marrë pjesë në ushtrimet me pjesën tjetër të grupit, si dhe në ndeshjet e vogla të kontrollit ku trajneri Silvinjo orientoi ekipin në rreshtime taktike për ndeshjen ndaj Ukrainës.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL