VIDEO/ Policia nuk i ndahet pas kaosit, Elbasani largohet nga stadiumi “Flamurtari” me masa të rrepta sigurie

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2026 | 22:07

VIDEO/ Policia nuk i ndahet pas kaosit, Elbasani largohet nga stadiumi “Flamurtari” me masa të rrepta sigurie

Skuadra e Elbasanit është larguar nga stadiumi “Flamurtari” në Vlorë më shumë se një orë pas ndeshjes me ekipin vendas.

sdfdsfsdfsdfdsffsfs

Sfida u shoqërua me trazira pas përfundimit të saj dhe situata e tensionuar bëri që të pritej pak për transportin e ekipit verdheblu jashtë qytetit.

Ashtu siç shihet nga pamjet, forcat e policisë rreth stadiumit kanë qenë në gatishmëri derisa është qetësuar gjithçka dhe është dhënë drita e gjelbër për largimin e ekipit.

Mësohet se polica e Vlorës do të bënte shoqërimin e ekipit deri në Levan, Aty më pas autobusin e Elbasanit do ta shoqëroje një patrullë e Fierit deri ne daljen e Lushnjës, për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.

SHIH VIDEON

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL