VIDEO/ Polemika për penalltinë që iu mohua Kejn, sherr edhe mes legjendave të Anglisë. Runi nuk e sheh si Shirer e Ouen: E turpshme!
Pjesa e parë e ndeshjes mes Anglisë dhe RD Kongo ka dhuruar një episod shumë të diskutueshëm kur Herri Kejn u rrëzua në zonë pas një kontakti me portierin Mpasi.

Anglezët kërkuan penallti, por në fund gjyqtari e vlerësoi si simulim, edhe pse kishte kontakt, ndërsa nuk shkoi të shihte VAR-in.
SHIH VIDEON
“Ka kontakt, nuk ka dyshim për këtë. Sipas meje është penallti. Kejn përfitoi nga ajo, por portieri doli dhe i ka duart aty. Nëse ai del në atë mënyrë, ti si sulmues ke çdo të drejte të gjesh kontaktin e rrëzohesh”, tha Alan Shirer në koment të ndeshjes.
Edhe Majkëll Ouen në rrjete sociale ndan të njëjtën ide. “nëse ajo nuk është një penallti për Kejn, unë nuk e di se çfarë mund të jetë. Absolutisht turp”.
Megjithatë, Uejn Runi beson se gjyqtari mori vendimin e duhur. “Mendoj se ishte vendimi i duhur, ai kërceu mbi portierin. Mendoj se duket sikur u hodh, nuk mendoj se është penallti”, tha ish-sulmuesi i njohur anglez.
PANORAMASPORT.AL













