Postuar: Mars 16, 2025 | 14:20
VIDEO/ Partizani i bleu kartonin në Nigeri, afrimi i fundit e bën “sefte” në minutën e 88-të të duelit delikat
Kazim Ogunleje ishte afrimi i fundit i Partizanit për këtë sezon. 18-vjeçari nigerian ka luajtur deri tani dy ndeshje për ekipin U-19 të “demave”.

Dje ishte dueli delikat me Skënderbeun U-19 dhe Ogunleje gjeti golin e parë personal me fanellën e kuqe. Ishte minuta e 88-të, kur nigeriani shfrytëzoi krosimin e Tedi Malajt për të shënuar me kokë.
Për ta afruar Ogunlejen te Partizani, klubi i kuq pagoi një shumë që është raportuar të jetë rreth 50 mijë euro.
Duhet thënë se fitorja e djeshme(3-1) ishte mjaft e rëndësishme, pasi me 3 pikët e grumbulluara ekipi U-19 i Partizanit kryeson kampionatin.
Goli i Kazim Ogunleje: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













