VIDEO/ Paraqitja dinjitoze nuk mjafton, kampionët e Dritës eliminohen nga Çelje
Kampionët e Dritës së Gjilanit, nuk ia dolën të realizonin një përmbysje historike, teksa u mposhtën edhe në duelin e kthimit nga Çelje, me rezultatin 3 me 2, njësoj si në sfidën e parë të zhvilluar në “Fadil Vokrri”.

Ish-sulmuesi i Skënderbeut, Blerim Krasniqi dhe Albert Dabiqaj, ishin autorët e golave për Dritën në duelin e mbrëmjes së sotme. .
Çelje siguroi një vend në raundin e 16 më të mirëve të Conference League pas fitores 3-2 ndaj Dritës (6-4 në total), duke bërë që sllovenët të mbeten të pamposhtur në 14 ndeshjet e fundit në shtëpi (10 fitore, 4 barazime). Në raundin tjetër Çelje do të përballet me njërën mes Sparta Pragë ose AEK Athinë,.
REZULTATI LIVE
ÇELJE 3-2 DRITA
19′, 43′(p) Seslar, 23′ Hrka – 26′ Krasniqi, 51′ Dabiqaj
Goli i Seslar: (VIDEO)
Goli i Hrka: (VIDEO)
Goli i Krasniqit: (VIDEO)
Goli i dytë i Seslar: (VIDEO)
Goli i Dabiqajt: (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE

PANORAMASPORT.AL













