VIDEO/ Pamje të rënda, aksidenti tragjik i merr jetën shtatë tifozëve para ndeshjes në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2026 | 22:15

VIDEO/ Pamje të rënda, aksidenti tragjik i merr jetën shtatë tifozëve para ndeshjes në Europë

Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e sotme në Rumani duke marrë jetën e shtatë tifozëve, që ishin mbështetës të PAOK-ut. Ngjarja e rëndë ndodhi në Rumani, pasi grupi i tifozëve kishte marrë rrugën nga Greqia për në Francë ku PAOK-u do të sfidojë Lyonin.

bandicam 2026-01-27 15-15-01-636

Ndeshja është rezervuar për më 29 janar, pikërisht të enjten dhe vlen për Ligën e Europës. Raportohet për shtatë të rinj që ndërruan jetë, ndërsa dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë. Ndërkohë që vetëm një tjetër ka mbijetuar me plagë të lehta.

Pamjet e rënda janë shpërndarë, që tregojnë mini-furgonin pasi kryen një parakalim. Dhe pse shoferi kishte kohën e nevojshme për t’u kthyer në korsinë e tij, mbetet e pashpjeguar arsyeja e përplasjes.

Shtatë tifozët gjetën vdekjen menjëherë. Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur botën e futbollit në Greqi.

Pamjet e përplasjes: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL