VIDEO/ Nuk ka surpriza, Çelsi mposht brazilianët dhe “fluturon” drejt gjysmëfinales ku do të gjejë “hirushen” e Botërorit të Klubeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2025 | 8:34

VIDEO/ Nuk ka surpriza, Çelsi mposht brazilianët dhe “fluturon” drejt gjysmëfinales ku do të gjejë “hirushen” e Botërorit të Klubeve

Çelsi është gjysmëfinalistja e dytë e Botërorit të Klubeve. Blutë e Londrës kanë mposhtur në çerekfinale Palmeirasin me shifrat 2-1.fdrsgDueli u zhbllokua në minutën e 16-të nga Palmer dhe baraspesha u vendos nga Estevao në të 53′. Sfida u vulos nga një autogol i Ueverton në të 83-ën për ti dhuruar skuadrës së Mareskës gjysmëfinalen.

Më 8 korrik, do të luhet ndeshja e parë gjysmëfinale mes Fluminenses dhe Çelsit.

PANORAMASPORT.AL