VIDEO/ Një supergol në minutën e 114 nderon Elbasanin, kalon Flamurtarin në Kupë me portierin hero

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2026 | 23:58

VIDEO/ Një supergol në minutën e 114 nderon Elbasanin, kalon Flamurtarin në Kupë me portierin hero

Një gol spektakolar i Donart Ibraimit në minutën e 114 të ndeshjes, i ka siguruar Elbasanit një biletë për në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, pas fitores 2-1 përballë Flamurtarit.

bandicam 2026-01-10 18-26-50-108

Në një ndeshje shumë të luftuar, Elbasani gjeti golin në pjesën e parë dhe mendohej se do të kalonte lehtësisht përballë vlonjatëve. Por këta të fundit nisën me shumë vrull pjesën e dytë dhe falë insistimit të tyre ia dolën të shënonin me Oshafin golin e barazimit.

Elbasanasit tentuan të shënonin në minutat e mbetura, por nuk ia dolën, duke çuar sfidën në shtesa. Aty ishte fillimisht Flamurtari që iu afrua golit të kualifikimit, me një penallti të fituar që nuk u transformuar saktësisht nga Trashi, i ndalur nga Totoshi. Musta më pas la ekipin vendas me 10 lojtarë, i ndëshkuar me të kuq.

Megjithatë, Elbasani gjeti forcat në shtesën e dytë të shënonte golin e fitores 2-1 me anë të një goditje spektakolare të Ibraimit, që i mjaftoi për të siguruar biletën e tetëshes që vazhdon garën në Kupë.

ELBASANI-FLAMURTARI 2-1
29′ Lajthia, 114′ Ibraimi / 59′ Oshafi

NGJARJET KRYESORE

120’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Elbasanit.

117’ Skuadrone i lë vendin Uellington në radhët e Flamurtarit.

114’ GOOOL ELBASANI! Ibraimi në vijimin e një goditje këndi, pret topin në kufijtë e zonës dhe me të majtën lëshon një predhë që nuk i lë kohë Kaloshit të reagojë. (VIDEO)

111’ Abas i lë vendin në fushë Qoses në radhët e Elbasanit.

111’ Trashi provon me një gjuajtje fluturimthi nga e majta, sfera shkon shumë larg portës.

108’ Marku provon me të majtën, sfera kalon mbi traversën e portës së vendasve. (VIDEO)

106’ Pjesa e dytë shtesë nis me K. Kasën dhe Ibraimin në vend të A. Kasës dhe Loukilit në radhët e Elbasanit.

105’ Mbyllet pa gola të tjerë pjesa e parë shtesë.

105’ Musta ndëshkohet me karton të kuq pas një debati me gjyqtarin Koçi. (VIDEO)

104’ Trashi gjuan nga pika e bardhë por Totoshi ndal gjuajtjen e kapitenit të Flamurtarit. (VIDEO)

101’ Penallti për Flamurtarin! Oshafi rrëzohet pas një kontakti me Mustën dhe gjyqtari bën shenjë nga pika e bardhë mes protestave të vendasve. (VIDEO)

99’ Oshafi del në kundërsulm, shfaqet në të djathtën dhe lëshon një gjuajtje tokazi e cila devijohet në këndore. (VIDEO)

97’ Pjeshka dhe Lushaj marrin vendin e Diavara dhe Baeten në radhët e Flamurtarit.

96’ Diallo gjuan nga distanca, shënjestra është shumë e gabuar.

90’+4’ Musta nga e majta hyn në zonë, pasimi i tij në qendër ndalet nga Skuadrone.

91’ Nis pjesa e parë shtesë.

90’+5’ Mbyllet me barazimin 1-1 koha e rregullt, duhen shtesat për të përcaktuar ekipin që kalon më tej.

90’+3’ Todoroski merr vendin e Urbaez në radhët e Flamurtarit.

90’+2’ Tsague ndëshkohet me karton të verdhë.

90’+1’ Një pasim nga e majta gjen thuaje të papërgatitur Azemoviç, me Totoshin i cili kontrollon me vështirësi, duke shmangur autogolin.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

89’ Diallo del me shpejtësi në të djathtën, harkon në zonë për Tsague të vetëm para portës. Devijimi i këtij të fundit është tmerrësisht i gabuar dhe ai çon sferën në duart e Kaloshit. (VIDEO)

85’ Ramani i lë vendin në fushë Muratajt në radhët e Flamurtarit.

79’ Loukili tenton me një goditje dënimi, gjuajtja e tij në portë grushtohet nga Kaloshi. (VIDEO)

76’ Elbasani më kërkues pas zëvendësimeve, pasi tenton të gjejë rrjetën me forca të shumta.

70’ Bunjaku i lë vendin Ze Gomesh në radhët e Elbasanit.

66’ Edhe Musta përfundon në listën e lojtarëve të ndëshkuar me të verdhë.

64’ Tsague dhe Lila marrin vendin e Ben Shimon dhe Lajthisë në radhët e Elbasanit.

59’ GOOOL FLAMURTARI! Urbaez pason në qendër për Baeten i cili gjuan por gjen përgjigjen e Totoshit, Oshafi ndjek aksionin dhe shtyn topin e kthyer nga portieri në rrjetën e verdhebluve. (VIDEO)

58’ Bunjaku ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Urbaez.

56’ Trashi harkon direkt në portë një goditje dënimi, Totoshi pret në pozicion. (VIDEO)

51’ Sulme të pareshtura nga vlonjatët, me harkime në zonë në kërkim të hapësirave për të shënuar golin e barazimit.

48’ Trashi nga e majta harkon në zonë për Oshafin, i cili nuk ia del të gjejë portën, pasi sfera devijohet nga Azemoviç. (VIDEO)

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes.

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Elbasanit.

45′ Jepet 1 minutë shtesë.

43’ Ramani ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Diallo.

43’ Gabim i Totoshit i cili nën trysni nga Oshafi pason te Diavara, gjuajtja e të cilit ndalet nga mbrojtësit.

42’ Ramani provon nga jashtë zonës, sfera kalon mbi traversën e portës së Totoshit. (VIDEO)

34’ Olberkis shpëton Elbasanin nga goli i barazimit, teksa largon para vijës së portës gjuajtjen e Urbaez. (VIDEO)

29’ GOOOL ELBASANI! Lajthia gjuan nga jashtë zonës, Veiga devijon me kokë duke nxjerrë jashtë loje Kaloshin. (VIDEO)

27’ Pas zhvillimit të një goditje dënimi, Skuadrone gjuan me kokë por nuk gjen rrjetën, duke kaluar sferën mbi traversë. (VIDEO)

26’ Lajthia është futbollisti i dytë i ndëshkuar me të verdhë.

21’ Diavara ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Mustës. (VIDEO)

17’ Gabime radhazi të vendasve në prapavijë, Oshafi vë në provë Totoshin me gjuajtjen e tij. (VIDEO)

15’ Veiga del në ndihmë të sulmit e tenton nga jashtë zonës, duke çuar sferën larg portës.

10’ Një top perfekt për Ben Shimon i cili nga e djathta gjuan por gjen përgjigjen perfekte të Kaloshit i cili shmang golin (VIDEO).

1’ Nis takimi në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE

Elbasani: Totoshi; Olberkis, Ben Shimon, Loukili, Ibrahim, Azemoviç, Bunjaku, Musta, Diallo, A. Kasa

Trajner: Ivan Gvozdenoviç

Flamurtari: Kaloshi; Urbaez, Skuadrone, Veiga, Trashi, Oshafi, Marku, Baeten, Diavara, Ramani, Çantakias

Trajner: Françesko Moriero

PANORAMASPORT.AL