Postuar: Shkurt 20, 2026 | 18:42
VIDEO/ Nga harta e Kosovës me flamurin e Serbisë te sulmi me flakadanë, çfarë nuk shkoi në Ligën e Europës
Lil u mposht dje me rezultatin 0-1 nga Crvena Zvezda. Humbja në shtëpi tronditi francezët, që rrezikojnë eliminimin në fazën “play off” të Ligës së Europës.

Pas ndeshjes, ultrasit e Lil sulmuan skuadrën duke hedhur flakadanë në drejtimin e tyre. Episod që tregoi tensionin në tribunë.
Ndërkohë Crvena Zvezda ka shpërndarë një foto, që e tregon Kosovën si territor të Serbisë. Duke qenë se vinte nga sektori i tifozëve të Lil, Crvena Zvezda falenderon francezët.
“Faleminderit. Mbështetësit e Lil hapën një mesazh ku shkruhej ‘Jo dorëzim’ gjatë ndeshjes në Ligën e Europës”, shkruajti Crvena Zvezda.
Përplasja e tifozëve me lojtarët: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL













