VIDEO/ Në delir pas fitores, ylli francez përqafohet me gazetaren live: Ëndërroja për këtë natë…
Kristal Palas surprizoi Fiorentinën mbrëmë në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Konferencës duke e mposhtur me rezultatin e pastër 3-0.
Dy autorët e golave, Mateta dhe Mitçell folën në TNT Sports, ndërsa francezi u pa duke u përqafuar me gazetaren e Olivia Buzaglo.
“Duket se të gjithë po përqafohemi pak këtu,” tha Buzaglo me shaka përpara se të deklaronte: “Djema, një çerekfinale e një kompeticioni evropian dhe Kristal Palas e ruajti performancën e tyre më të mirë për të, çfarë nate.”
“Po, çfarë nate, çfarë nate. Për një kohë të gjatë që nuk luajta dhe nuk e nisja titullar, ëndërroja për këtë natë duke shënuar, e bëra dhe jam shumë i lumtur”, përfundoi ai.
“I dreamed about that for nights” 😂
Jean Phillipe-Mateta and Tyrick Mitchell with a hilarious interview after beating Fiorentina 3-0 🙌
📺 Stream with TNT Sports on HBO Max pic.twitter.com/SIEc8sEmWL
— Football on TNT Sports (@footballontnt) April 9, 2026
PANORAMASPORT.AL













