VIDEO/ Musta përplaset me gjyqtarin dhe del me karton të kuq, kapiteni i Elbasanit u drejtohet zyrtarëve të FSHF: Shan nga ropt…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2026 | 18:28

VIDEO/ Musta përplaset me gjyqtarin dhe del me karton të kuq, kapiteni i Elbasanit u drejtohet zyrtarëve të FSHF: Shan nga ropt…

Emiljano Musta është përplasur me gjyqtarin Andi Koçi, ndërsa Elbasani po maste forcat me Flamurtarin. Ndeshja e vlefshme për Kupën e Shqipërisë pa kapitenin e Elbasanit, që të largohej me karton të kuq në minutën e 105-të.

Screenshot 2026-01-10 181833

Musta kishte shkaktuar penallti vetëm pak më parë, ndërsa Lorenc Trashi e humbi te Flamurtari. Pas atij episodi ndodhi edhe përplasja me Koçin, teksa ky i fundit i tregoi menjëherë kartonin e kuq.

Lojtari i Elbasanit iu drejtua zyrtarëve të FSHF-së duke pretenduar se është ofenduar nga gjyqtari Koçi. Një episod i paprecedentë për ditën e sotme ku u luajtën ndeshjet e vlefshme për fazën 1/8 në Kupën e Shqipërisë.

Episodi mes gjyqtarit dhe Emiljano Mustës: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL