VIDEO/ Masa të rrepta sigurie dhe hoteli në “shtetrrethim”, përfaqësuesja e Serbisë zbarkon në Tiranë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2025 | 14:23

VIDEO/ Masa të rrepta sigurie dhe hoteli në “shtetrrethim”, përfaqësuesja e Serbisë zbarkon në Tiranë

Përfaqësuesja e Serbisë ka mbërritur sot në drekë në Tiranë, ku nesër do të përballet me Shqipërinë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.bandicam 2025-06-06 14-14-17-543

Policia ka marrë masat që të shmanget çdo incident i mundshëm, ndaj që nga zbarkimi në Rinas e deri në mbërritjen në hotelin e zgjedhur në Tiranë, ekipi serb dhe delegacioni, është shoqëruar nga forca të shumta policore, të cilat kanë bllokuar akset rrugore gjatë kalimit të automjeteve të tyre.

Edhe hoteli ka qenë i rrethuar me forca të shumta të rendit, të cilat kanë kontrolluar perimetrin, ndërsa futbollistët futeshin në ambientet e brendshme, siç shihet nga videot e mëposhtme të publikuara nga ”Kurir”, që tregojnë atmosferën krejtësisht të qetë në momentin kur kundërshtarët e Shqipërisë mbërritën në Tiranë.

SHIH VIDEON1 VIDEON2

PANORAMASPORT.AL