VIDEO/ Kontreras godet në shtesë, Partizani del nga kriza përballë Teutës dhe trondit pankinën e Dobit
Partizani ka marrë një fitore shumë të rëndësishme duke i dhënë fund serisë prej tre humbjesh radhazi, teksa ka mundur mes drithërimash Teutën në “Arenën e Demave”.

Pjesa e parë e sfidës në fakt kishte pak raste për t’u kujtuar, por u mbyll me avantazhin 1-0 të të kuqve falë golit të Tomës. Në të dytën, skuadrat ishin me kërkuese, sidomos Teuta që zhvendosi lojën në gjysmëfushën kundërshtare dhe ia doli të gjente golin me Jazxhi.
Por në shtesën e ndeshjes, kur gjithçka dukej se po shkonte drejt barazimit, erdhi goli i Kontreras për suksesin 2-1 të Partizanit që kthen disi buzëqeshjen te të kuqtë, ndërsa shyt edhe më shumë Teutën e cila ka harruar të fitojë dhe vë në pozita shumë të vështira trajnerin Dobi.
PARTIZANI-TEUTA 2-1
31′ Toma, 90’+3′ Kontreras / 80′ Jazxhi
NGJARJET KRYESORE
90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Partizanit.
90’+3’ GOOOL PARTIZANI! Skuka del në të majtën, pason për Kontreras i cili shfaqet para Selmanit dhe e mposht me një devijim të shpejtë. (VIDEO)
90’ Jepen 5 minuta shtesë.
90’ Pas goditjes nga këndi, Kontreras gjen përgjigjen e Selmanit.
89’ Aksion i gjatë i Partizanit me pasime në zonë, në fund një i tillë drejt qendrës devijohet në këndore nga Zhongo. (VIDEO)
88’ Daci gjuan drejt portës nga e djathta, sfera shkon në duart e Qirkos në pozicion në shtyllën e parë.
87’ Kontreras merr topin, por duke hyrë në zonë ndalet nga Jazxhi.
82’ Qaka dhe Skuka hyjnë në fushë në vend të Ismailit dhe Bintsukës në radhët e Partizanit.
80’ GOOOL TEUTA! Pas një harkimi në zonë, Jazxhi me kokë gjuan dhe gjen golin e barazimit. (VIDEO)
78’ Sulo merr vendin e Isgandarli në radhët e Partizanit.
75’ Maçolli merr një pasim të mirë nga e majta dhe gjuan, pa gjetur përsëri portën e Qirkos. (VIDEO)
74’ Fofana nga e djathta lëshon një gjuajtje-kros që kalon zonën dhe shkon në fundore pa u devijuar nga askush.
71’ Maçolli tenton nga jashtë zonës, sfera shkon shumë lart mbi traversë.
70’ Votlai i lë vendin në fushë Beshirajt në radhët e Teutës. Partizani përgjigjet me Kontreras dhe Mehmetin në vend të Kotes dhe Tomës.
64’ Në zhvillimi e një goditje nga këndi, Daci devijon te Fofana i cili mundohet të mposhtë Qirkon, por gjen përgjigjen e portierit. (VIDEO)
62’ Daci hyn në fushën e lojës në vend të Runi te Teuta.
61’ Zhongo ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Isgandarli.
55’ Kote ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Votlait.
49’ Toma kalon dy herë radhazi Jazxhi, pason për Bintsukën i cili po dy herë radhazi nuk ia del të mposhtë Selmanin. (VIDEO)
46’ Pjesa e dytë nis me Fofana në vend të Fadairo në radhët e Teutës.
45’+1’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Partizanit.
45′ Jepet 1 minutë shtesë.
44’ Sembene nis një harkim për Tomën, i cili vetëm devijon lehtë topin që shkon në duart e Selmanit.
41’ Jurgens është ai që vazhdon të provojë nga jashtë zonës te Teuta, këtë radhë i bllokuar nga Bintsuka i kthyer në ndihmë të mbrojtjes.
38’ Kola harkon nga e djathta e sulmit, Selmani mbërthen topin para Isgandarli i cili vinte në shpejtësi drejt shtyllës së dytë.
35’ Maçolli i vjedh topin Kotes para zonës, gjuan menjëherë pa gjetur portën e Partizanit.
31’ GOOOL PARTIZANI! Një top i gjatë në thellësi gjen Tomën i cili shfaqet para Selmanit dhe nuk gabon duke i dhënë avantazhin të kuqve. (VIDEO)
28’ Hjumën ekzekuton një goditje dënimi ballore, sfera ndalet në murin mbrojtës.
22’ Të kuqtë protestojnë për një prekje topi me dorë në zonë nga durrsakët, gjyqtari lë lojën të vazhdojë. (VIDEO)
20’ Përgjoni ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Bintsuka.
19’ Dalje e Përgjonit nga e majta, pasimi tij gjen Jurgens i cili gjuan por gjen përgjigjen e Qirkos. (VIDEO)
18’ Hjumën del në kundërsulm dhe nis një top në të djathtën për Tomën, Selmani del nga zona dhe largon sferën në anësore.
12’ Fadairo ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Hjumën.
9’ Lojë e hapur me të dy skuadrat që kalojnë topin nga një gjysmëfushë në tjetrën, por pa qenë deri tani asnjëherë thumbues para portave.
3’ Teuta del përpara me Jurgens i cili gjuan në hyrje të zonës, por sheh sferën të bllokohet nga mbrojtësit.
1’ Nis dueli në “Arena e Demave”.
FORMACIONET ZYRTARE
Partizani: Qirko; Atanaskoski, Janjeva, Sembene, Kola; Hjumen, Ismaili, Kote, Bintsuka, Toma, Isgandarli
Trajner: Oltijon Kërnaja
Teuta: Selmani; Zhongo, Jazxhi, Përgjoni, Ismajli, Maçolli, Jurgens, Toli, Votlai, Uankeuai, Fadairo
Trajner: Enkelejd Dobi
PANORAMASPORT.AL













