Postuar: Qershor 5, 2025 | 23:23
VIDEO/ Kevin Dodaj lë shenjë me Shqipërinë U21, shënon golin e avantazhit ndaj Hungarisë pas 40 sekondash në fushën e lojës
Talenti i Vllaznisë, Kevin Dodaj, ka qenë protagonist në ndeshjen miqësore të Shqipërisë U21 ndaj Hungarisë në transfertë duke shënuar një gol te veçantë për t’u dhënë avantazhin kuqezinjve.

Dodaj e nisi ndeshjen nga stoli, për t’u aktivizuar në pjesën e dytë të sfidës në vend të Tomës në radhët e skuadrës së drejtuar nga Alban Bushi, pas një fraksioni të parë të lojës të mbyllur pa gola.
Sulmuesit shkodran iu deshën vetëm pak sekonda në fushë për të gjetur rrjetën, pasi pa mbaruar minuta e parë e pjesës së dytë, u nis në një kundërsulm të cilin e finalizoi në mënyrë perfekte duke i dhënë avantazhin kuqezinjve
PANORAMASPORT.AL













